ALBA MALLTEZI ">

SHQIPERI KOSOVA RAJONI SPORT KULTURE METROPOL PERIFERI ANALIZA INTERVISTA TEKNOLOGJI
Fillimi BalkanWeb.TV Foto Forum Sondazh Moti Horoskopi Chat Mobile Kontakt
17 Mars 2010 - 13:29 | Periferi
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Shoqja ime është një Zanë
NGA: ALBA MALLTEZI
Shoqja ime është një ZanëNë qendrën estetike, nga këto që në Tiranë janë bërë të bukura e profesionale si në shumë kryeqytete të Europës, Chiara Stella, menaxherja italiane, emigrante ajo në Shqipëri, iu afrua shoqes time. “Dua t’ju them diçka: Kjo palltoja e kuqe ju rri shumë bukur. E kuqja nuk u shkon të gjithëve, e dini?”. Chiara Stella është një grua afër të pesëdhjetave, e sjellshme dhe e ftohtë, ngjan pak fizikisht me Daria Bignardin, gazetaren italiane që në Tiranë e njohin përmes intervistës së bërë në “Shqip” nga Rudina Xhunga, apo emisioneve në RAI. Ka një çehre intelektualeje dhe na habiti me këtë prononcim gati prej magjistareje që vazhdoi dhe më tej: “Je një vajzë e veçantë, iu shpreh shoqes time, - pa e vrarë mendjen se isha dhe unë aty -. Unë shoh gjëra që shumë njerëz nuk i shohin dhe ti, moj vajzë – vazhdoi, - ke një dritë që të shoqëron kur lëviz. Ka lindur bashkë me ty kjo dritë, lum kush të rri pranë”, dhe iku, duke na uruar shplodhje të këndshme.
Chiara Stella e njeh fare pak shoqen time, por në pak sekonda, me këtë përkufizim prej magjistareje goditi në shenjë, duke përshkruar me fjalë surreale atë që unë konstatoj prej vitesh: një njeri i mirë, pozitiv, altruist, i drejtë. Shoqja ime, nga ana tjetër, është dhe një drejtuese shumë e aftë. Nga ato që mendojnë një ndërmarrje ideale, ku njerëzit punojnë e krijojnë me dëshirë dhe jo nga frika e eprorëve. Ka një parim që përpiqet ta mbajë të sajin: të gjejë njërëz që e duan punën që bëjnë, pasi mendon, më të drejtë, se puna është një pjesë e madhe e jetës dhe një punë që s’pëlqen është torturë e rëndë që mund të qëllojë. Në ndërmarrjen e saj nuk kanë rëndësi oraret, ditët e pushimit, sepse ajo gjithmonë thotë “jemi njerëz dhe kemi halle, sebepe”, ndaj nuk kursehet t’u japë ditë të lira kur vartësit ja kërkojnë. Ka një ndërmarrje të vogël tekstile, por të suksesshme dhe deri më sot unë ja kam thënë se është meritë eksluzive e saj; nuk e di nëse nga kjo “dhunti” e lindur që ia zbuloi Chiara Stella apo thjeshtë se është njeri i mirë e punëtor. Krijon harmoni, pavarësisht vështirësive dhe konkurrencës së ashpër e të pandershme. Ajo thotë të kundërtën, se është meritë e të gjithëve. Derisa zbuloi rastësisht se disa nga vartësit që ajo ndihmonte pa kursyer në çdo gjë, e konsideronin “një debile që ha çdo justifikim kollaj...” e nuk besonte kur pa me sytë e saj fotot gjithë tangërllëk në facebook të dy tre vetëve që i kërkuan disa ditë leje “për hall..” ndërkohë që u tregonin gjithë dynjasë sa bukur po ja kalonin me pushime në një plazh tropikal.
Shoqja ime, punon me pasion nga mengjesi në darkë e në këtë trishtim më kërkoi të shkonim një orë në këtë qendër estetike, ku mori këtë mesazh të çuditshëm nga Chiara Stella, një njeri që s’e njeh.
Shoqja ime është një Zanë dhe nuk ka për të ndryshuar sepse kështu ka lindur me mirëesjelljen dhe mirësinë e saj. Jam me fat se e kam shoqe, por me hileqarët me shumicë që na rrethojnë, e këshilloj të jetë e pamëshirshme. Edhe pse e di që ajo nuk ndryshon.
(BalkanWeb)
  Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
Dėrguar nga ilir, stamboll mė 20-03-2010 nė 17:16
o albo zanat sjan shtriga po lexo ma mir ne fjalorin e gjuhes shqipe
 
Dėrguar nga vali, vlore mė 19-03-2010 nė 17:38
Bravo titi :)

Spjegim me te mire per alben zor se gjen.

Tani do e kete te qarte si eshte raporti zane - shtrige :)
 
Dėrguar nga titi, Tirane mė 19-03-2010 nė 10:37
Po diskutojme per kete shkrimin tani dhe dolem ne konkluzion se njeriu nese do te shohe nje njeri si zane e sheh, nese don ta shohe si shtrige e sheh ashtu. te nje njeri bashkejetojne zana dhe shtriga njekohesisht, varet se kush del ne pah ne raport me ke.
 
Dėrguar nga denada, tirane mė 19-03-2010 nė 10:11
Vetem familja eshte vendi i shenjte i paqes. Shoqeria lidhet vetem per interesa o muhabeti, o qejfi, o kafenesh, o pune. Sa per te kaluar kohen. Vlerat e verteta jane ne familje te tjerat jane kontorno.
 
Dėrguar nga nora, londer mė 18-03-2010 nė 13:09
Alba je nice moj vajze. Te ishe ketej do te te kishin vleresuar shume me keto perlat e tua. Gazetari bashkekohore, jashte stereotipit te rubrikave qe u japin grave ne mediat e huaja ku flasin vetem per veshje, shopping e qarje per burrat. Te pergezoj e te sjell urimet e disa mikeshave te tjera ketu ne londer.
 
Dėrguar nga Zeqir Lushaj, NJ,USA mė 18-03-2010 nė 13:08
Zanat,thuhet neper legjenda se,jetojne ne Bjeshke ! E besueshme. Dhe Alba,jeni "bjeshka" ku strehohen zanat !
Me respekt per shkrimet Tuaja,
Zeqir Lushaj
 
Dėrguar nga Lira, Tirane mė 18-03-2010 nė 09:50
Ne kete bote per hileqaret e njerzit me sy fytyra sduhet te ket meshire duke i bere mire per to je "idiote".Te gjithe shkrimet e tua jane shume te arrira te pergezoj
 
Dėrguar nga vali, vlore mė 18-03-2010 nė 08:40
Titit i paska dale shoqja kuceder :)))

E cme shkrive mer tit :)))))
 
Dėrguar nga Verlaci, Itali mė 17-03-2010 nė 23:27
Ne kete bote mizore mendoj se nuk duhet vene dora ne zjarr per asnje njeri...
 
Dėrguar nga enea, Tirane mė 17-03-2010 nė 20:53
Te miret jetojne me mire dhe me gjate. Eshte me lehte te behesh i keq se i mire, prandaj jane dhe te rralle. Kush gjen nje shok apo shoqe te mire ta mbaje fort, por zakonisht rrine vetem sepse bota eshte mbush me "na ruaj o Zot".
 
 Vazhdimi komenteve: 1   2  
  TV | News24 - Live
 
 
SHBA, qeni bulldog i mėson fėmijės si tė zvarritet  
BALKANWEB.TV
SHBA, qeni bulldog i mėson fėmijės si tė zvarritet
 
Keiroz, drejt shkarkimit si trajner i Portugalisė  
BALKANWEB.TV
Keiroz, drejt shkarkimit si trajner i Portugalisė
 
Ronaldo: Murinjo mė i miri, kėtė vit njė sezon i madh  
BALKANWEB.TV
Ronaldo: Murinjo mė i miri, kėtė vit njė sezon i madh
 
Pezullohet Leao u zu me grushta me gazetarėt  
BALKANWEB.TV
Pezullohet Leao u zu me grushta me gazetarėt
 
Greqi, kamionistėt tė vendosur pėr vazhdimin e grevės, sot dita e pestė  
BALKANWEB.TV
Greqi, kamionistėt tė vendosur pėr vazhdimin e grevės, sot dita e pestė
 
Ndotja, pushuesit braktisin plazhin e Bizės  
BALKANWEB.TV
Ndotja, pushuesit braktisin plazhin e Bizės
 
Konflikti PD-President, tė pėrndjekurit: Maxhoranca sulme politike  
BALKANWEB.TV
Konflikti PD-President, tė pėrndjekurit: Maxhoranca sulme politike
 
OKB, Hyseni do takohet me Ban Ki-Munin  
BALKANWEB.TV
OKB, Hyseni do takohet me Ban Ki-Munin
 
 
 
SONDAZH
1. Mendoni se ka shpresa pėr rekuperimin e trashėgimise kulturore shqiptare?
2. Cilin konsideroni prioritet kryesor tė viti 2010?
 
 
ANALIZA
Parlamenti, një
sesion për t’u harruar
NGA: AFRIM KRASNIQI
KOMENTO (1)
Uidhers ikën, SHBA mbeten në Tiranë
NGA: Erjon Tase
KOMENTO (3)
 
 
PERIFERI
Milionerë të zgjuar në një
Shqipëri plot budallenj?
Nga: ALBA MALLTEZI
KOMENTO (49)
 
  APRIAL: Në provime  kopjuan 220 maturantë  u kemi ulur pikët   SHQIPERI  
APRIAL: Në provime kopjuan 220 maturantë u kemi ulur pikët
  QSUT, sallë me lodra për fëmijët e sëmurë   SHQIPERI  
QSUT, sallë me lodra për fëmijët e sëmurë
  EULEX, Vreeswijk:Nuk  do kursejmë askënd  që ka bërë krim   KOSOVA  
EULEX, Vreeswijk:Nuk do kursejmë askënd që ka bërë krim
  Protesta për lirimin e Ramush Haradinajt   KOSOVA  
Protesta për lirimin e Ramush Haradinajt
 
  Tadiç: KE i kënaqur me rezolutën serbe   RAJONI  
Tadiç: KE i kënaqur me rezolutën serbe
  Ndreca: Sekretet, zyra  e NATO inspektoi Shqipėrinė   INTERVISTA  
Ndreca: Sekretet, zyra e NATO inspektoi Shqipėrinė
  Ronaldo: Murinjo më i miri, këtë vit një sezon i madh   SPORT  
Ronaldo: Murinjo më i miri, këtë vit një sezon i madh
  Shqipëria organizon kampionatin botëror të vrapimit malor   SPORT  
Shqipëria organizon kampionatin botëror të vrapimit malor
 
  Hienat që ushqehen me politikë   ANALIZA  
Hienat që ushqehen me politikë
  Dekompozim   Periferi  
Dekompozim
  Flokë të bukur edhe në plazh ja këshillat magjike   METROPOL  
Flokë të bukur edhe në plazh ja këshillat magjike
  YouTube rrit limitin e videove me 5 minuta   TEKNOLOGJI  
YouTube rrit limitin e videove me 5 minuta